Kryetari i Rahovecit përmes takimeve publike dëgjon brengat e qytetarëve

02 qershor 2022 | 11:57

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vazhduar takimet publike me qytetarët për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve.

Takimet publike u mbajtën në fshatrat Pastasel, Drenoc, Zatriq dhe Senoc.

Kryetari Latifi ka paraqitur para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.

Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Efiçienca e shkollave, rregullimi i shtretërve të përrenjve, vazhdimi i kanalizimit, ndriçim, rrugë fushore, kubëzim i rrugëve lokale, renovim i fushave sportive etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi është…