Kryetari i Skenderajt falënderon të gjithë ata që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve (emrat)

31 janar 2023 | 22:07

Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura përmes një njoftimi ka falënderuar të gjithë njerëzit me vullnet të mirë, biznese, kompani e fondacione për kontributin e tyre në Fondin Emergjent të Vërshimeve.

Në listat e publikuar nga kryetari Nura në profilin e vet në “Fecebook”, shihen qytetarët që kanë ndihmuar fondin me shuma të ndryshme. Këngëtari Mozziku ka ndihmuar me 20 mijë euro, Geo Mineral me 10 mijë euro pastaj, Iliria Building ka deponuar 10 mijë euro në ketë fond, si dhe shumë kompani e shoqata të tjera që kanë deponuar shuma të ndryshme.

Falënderimi i kryetarit Fadil Nura:

Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra.

Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një.

FALEMINDERIT NGA SKENDERAJ! ❤️

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSV Eindhoven ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e Thorgan Hazardit…