Hazard kalon te PSV-ja

31 janar 2023 | 22:04

PSV Eindhoven ka zyrtarizuar marrëveshjen për huazimin e Thorgan Hazardit nga Borussia Dortmundit.

Sipas marrëveshjes, reprezentuesi belg do të jetë i huazuar te holandezët deri në fund të sezonit.

“Është një klub i bukur me një fanellë të bukur. PSV është ende duke marrë pjesë në ligë, kupë dhe në Evropë. Me të vërtetë po pres me padurim garat e mëdha”, ka thënë Hazard për faqen zyrtare të klubit.

29-vjeçari te PSV-ja do të mbajë numrin 11 në fanellë.

Sulmuesi anësor këtë sezon regjistroi 14 paraqitje me Borussia Dortmundin në Bundesligë, teksa nuk shënoi asnjëherë dhe nuk regjistroi asnjë asistim.

Thorgan Hazard numëron 47 paraqitje me Kombëtaren e Belgjikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Sadri Ramabaja ka thënë se është më shumë amerikan…