Kryetari Jashari uron zgjedhjen e kryetarit të ri të KF “Drenica”

08 janar 2019 | 13:26

Klubi i Futbollit “Drenica” tash e tutje do të drejtohet nga kryetari i ri, Ragip Veseli i zgjedhur në një process zgjedhor në mbledhjen e Kuvendit të klubit.

Urime për kryetarin e ri të klubit ka përcjellur edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i cili e ka siguruar për mbështetje në rrugëtimin e tij si kryetar i KF “Drenica” duke besuar se të gjithë së bashku, përfaqësues të firmave, donatorë të ndryshëm dhe njerëz të vullnetit të mirë, do ta bëjnë klubin ndër skuadrat më të forta të Supërligës.

Me këtë rast është zgjedhur edhe Kryesia e re, e përbërë nga Rexhep Birinxhiku – nënkryetar dhe anëtarët; Mihane Bekteshi, Enver Mulaj, Ilir Veliu, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Avdullah Lushtaku dhe Azem Rukolli.

Ky është postimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:

Përgezoj kryetarin e ri të Klubit të Futbollit “Drenica”, Ragip Veseli, pas zgjedhjes së tij në një proces të rregullt zgjedhor në mbledhjen e Kuvendit të klubit tonë të futbollit.

Do ta ketë mbështjetjen time si kryetar i Komunës së Skenderajt, në rrugëtimin e tij si kryetar i KF “Drenica”, duke besuar se të gjithë së bashku, përfaqësues të firmave, donatorë të ndryshëm dhe njerëz të vullnetit të mirë, do ta bëjmë klubin tonë ndër skuadrat më të forta të Supërligës.

Me këtë rast është zgjedhur edhe Kryesia e re, e përbërë nga Rexhep Birinxhiku – nënkryetar, dhe anëtarët; Mihane Bekteshi, Enver Mulaj, Ilir Veliu, Ramiz Shala, Ismet Mustafa, Avdullah Lushtaku dhe Azem Rukolli.

Duke falënderuar edhe kryesinë e vjetër për kontributin që ka dhënë, iu dëshiroj suksese!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan është futur në garë për të nënshkruar me…