Kryetari Latifi: Ta duam Rahovecin ashtu si e do Xhevdet Bajraj

08 gusht 2019 | 18:30

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të enjten në një takim poetin e shquar dhe profesorin e njohur nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj, të cilit i ka ndarë edhe mirënjohjen “Profet i Artit të Fjalës”.

“Xhevdeti, i cili jetën e tij profesionale e zhvillon në Meksikën e largët, mendjen e frymëzimin e ka ende në Rahovec, në vendlindjen e tij, që e do aq shumë, siç edhe e shprehë në krijimtarinë artistike. Përveçse mjeshtër i shkronjave e poet i pranuar në mesin e komunitetit të artistëve botërorë, Bajraj nuk ka pushuar asnjëherë së angazhuari për shoqërinë e kombin e tij. Përmes artit të tij, Bajraj ka ngritur kritika e ide, çdoherë kur ka vërejtur se kemi marrë rrugë të gabuar, me qëllimet më dashamirëse e të sinqerta”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari Smajl Latifi.

Fotografia e Smajl Latifi

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Kadri Veseli ka njoftuar se…