Kryetarja e LSI-së: Ditën e masakrës së Reçakut, Edi Rama paditi vëllanë e dëshmorëve

16 janar 2020 | 13:29

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një bashkëbisedim me gazetarët, të mbajtur sot në zyrat e kësaj partie ka folur rreth krizës politike në vend duke thënë se duhet ecur menjëherë përpara me miratimin e menjëhershëm të reformës zgjedhore.

Kryetarja e LSI-së ka reaguar pas padisë së depozituar nga kryeministri Edi Rama për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Shqipëria është në një rrezikshmëri të lartë, sepse me Edi Ramën ajo rrezikohet çdo ditë e më shumë. Rreziku i gjithë kësaj situate negative, në kuadrin e shpopullimit, po edhe në kuadrin e rënies ekonomike të shkatërrimit të të gjithë sistemit, jo vetëm politik, po edhe shoqëror, ka vetëm një emër dhe është Edi Rama. Mjafton të shikojmë se çfarë ndodhi dje, ditën e përkujtimit të viktimave të masakrës së Reçakut, Edi Rama gjeti momentin për të paditur luftëtarin e UÇK-së, vëllanë e dëshmorëve që çliruan Kosovën me gjakun e tyre, në gjykatë. Ky është Edi Rama! Mendoni se çfarë bën në një moment të tillë dhe mendoni se çfarë mund t’u bëjë akoma më shumë shqiptarëve”, ka thënë Monika Kryemadhi, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Boll ma se jemi lodhur”, një grup studentesh…