Kryeziu: Do të japim atomin e fundit për mbetjen në Superligë

20 maj 2022 | 17:19

Të dielën Malisheva dhe Dukagjini do të përballen në ndeshjen e xhiros së fundit të këtij edicioni dhe skuadra që do të dalë fituese nga ky ballafaqim do të sigurojë mbetjen në elitën e futbollit vendor. Skuadra e Armend Dallkut ka edhe avantazhin që me një barazim do ta siguronte mbijetesën, andaj kapiteni i Malishevës, Dren Kryeziu, ka thënë se motivi brenda skuadrës është shumë i lartë dhe se përkrahja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme në këtë sfidë.

“Motivi është shumë i madh duke marr parasysh që është ndeshja e vitit që vetëm me fitore sigurojmë ikjen nga barazhi dhe kemi shumë besim në vetvete sepse kemi një ekip me përvojë të madhe. Sigurisht jemi edhe vendas dhe do kemi një përkrahje shtesë nga tifozët”, ka thënë Kryeziu. Kryeziu ka shtuar se trajneri Arsim Thaqi ka kërkuar të japin maksimumin të dielën dhe se lojtarët janë të gatshëm të japin atomin e fundit që Malisheva të mbetet në Superligë.

“Kuptohet qe do të japim atomin e fundit dhe të angazhohemi me 100% dhe të qasemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Kam besim të plotë që Malisheva do të sigurojë mbetjen në Superligën e Kosovës sepse kemi potencial dhe Superligës i duhet një ekip siç është Malisheva”, ka shtuar ai. Ndeshja ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit do të zhvillohet të dielën në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë duke filluar nga ora 15:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder do të largohet nga bordi i…