Kthehet moti i acartë, temperaturat do të bien deri në -15 gradë

25 shkurt 2018 | 08:01

Stina e dimrit u tregua e mëshirshme deri më tani, por nga sot  gjithçka do të ndryshojë.

Sipas parashikimit të motit, fundi i muajit shkurt do të shënojë dimrin e vërtetë.

Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.

Më së ftohti do të jetë të martën dhe të mërkurën, kurse nga e enjtja do të ketë prapë ngritje të temperaturave.

Bashkë me reshjet e borës, gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -15 gradë celsius.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë…