Kualifikimet ‘Euro 2024’, Giresse kërkon fitore ndaj Andorrës

27 mars 2023 | 17:48

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse pret fitore ndaj Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Në konferencën për media, Giresse ka thënë se serinë pozitive të kualifikimeve për Evropian që e nisën me barazim ndaj Izraelit, duhet ta vazhdojmë me triumf edhe kundër Andorrës.

Në fakt, Giresse pret fitore në këtë përballje. Dueli mes Kosovës dhe Andorrës, zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon Grupit I.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv në Izrael, ndërsa këtë seri pozitive synojmë ta vazhdojmë me fitore ndaj Andorrës”, ka thënë Giresse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyogu  është…