Kuçi: Jemi në opozitë, nuk e votojmë qeverinë Kurti

03 shkurt 2020 | 10:59

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajredin Kuçi, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë qeverinë e cila pritet të drejtohet nga Albin Kurti.

“Ne kemi tash rol të ri. E ndiejmë nevojën që Kosova të ketë institucionet e veta. Opozita do të luajë rolin e vet por gjithmonë do ta marrë parasysh interesin qytetar. Është qëndrim opozitar dhe opozita nuk e voton qeverinë, por për vendimet në interes të vendit normalisht që do të luajmë rolin tonë. Kam qenë edhe më herët opozitë. I marr si procese normale. Janë procese demokratike. Kushdo që fiton një ditë duhet të përgatitet për opozitë e ai që humb se një ditë do të marrë pushtetin. Kjo është demokracia”, ka thënë Kuçi. /KTV/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orën 11:00 është e paraparë që të fillojë seanca…