Kuçi rikthehet te Dukagjini

17 korrik 2022 | 20:58

Rinor Kuçi është përforcimi i radhës për skuadrën e drejtuar nga Armend Dallku. Pas një gjysmë-sezoni të kaluar te Istogu, mbrojtësi anësor është rikthyer sërish te skuadra nga Klina.

Klubi nga Klina ka njoftuar këtë të diel për arritjen e marrëveshjes me 25-vjeçarin. Rinor Kuçi është përforcimi i pestë zyrtar deri më tani. Dukagjini më herët zyrtarizoi transferimin e Egzon Qerimit, Dior Zabërgjes, Granit Buqincës, si dhe rikthimin e Mhill Grabanicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka shënuar fitore ndaj Kosovës me rezultat 53:68 (8:23,…