Kuçi takohet me bashkatdhetarë, flasin për projektet në Junik

03 gusht 2018 | 17:13

Në kuadër të ditëve të diasporës, Komuna e Junikut ka mbajtur një takim me bashkatdhetarë dhe dëgjim publik rreth buxhetit për vitin 2019.

Në këtë takim, kryetari i Junikut, Agron Kuçi, ka shpalosur disa nga planet të cilat i ka kjo komunë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se në të ardhmen parashihet asfaltimi i rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj dhe asfaltimi i të gjitha rrugëve sekondare në territorin e Junikut.

Po ashtu kryetari Kuçi ka thënë se parashihet edhe ndërtimi i një ujësjellësi në lagjen “Agim Ramadani”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, së bashku me…