Kuka: Evropian i suksesshëm

30 prill 10:43

Xhudistet e Kosovës kanë shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Xhudos i cili u mbajt në Tel Aviv të Izraelit.

Nora Gjakova e fitoi të artën pasi u shpall kampione evropiane, derisa Distria Krasniqi e fitoi të argjendtën, respektivisht u shpall nënkampione evropiane. Për këto suksese dhe për dy pozitat e shtata, të Akil Gjakovës dhe të Loriana Kukës, trajneri Driton Kuka ndihet mjaft i kënaqur,

duke e konsideruar këtë si Evropianin më të suksesshëm ndonjëherë për Kosovën. “Kosova me dy medalje e me dy vende të shtata arrin suksesin më të madh si ekip në ndonjë evropian deri më tash, edhe me mungesën e kampiones sonë olimpike. Krenar me paraqitjen e secilit veç e veç. E bekuar qoftë çdo sekondë e kaluar duke punuar me ju. Kosova do të mbetet në Top 5 të renditjes në një Kampionat Evropian, që është një plasman historik, duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat e punës sonë. Ju përshëndet ekipi i vogël, por me zemër e punë të madhe”, ka shkruar Kuka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra…