Kuka fiton medaljen e bronztë

21 nëntor 2020 | 18:26

Loriana Kuka është medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë -78 kilogramë të xhudos.

Ajo fitoi të bronztën në Kampionatin Evropianë Pragë 2020. Në luftën për të bronztën Lori mposhti italianen Giorgia Stangherlin me shënim të artë. Kjo është medalja e dytë e bronztë evropiane për Lorianën në dy vitet e fundit.

Kosova kthehet nga Praga me dy medalje bronzi. Krahas Lorianës, të njëjtën medalje e fitoi të enjten edhe Distria Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar tri ndeshje të xhiros së 13 në Superligën…