
Kuka: Parisi prapë po merr frymë shqip
08 shkurt 2020
| 18:09
Trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se Parisi sërish po merr frymë shqip.
Kjo pas medaljes së artë nga Distria Krasniqi në Grand Slamin e Parisit.
Krasniqi ishte e pandalshme në kategorinë 52 kilogramë duke e rrëmbyer të artën, derisa në garë për të bronztën është Nora Gjakova.
“Po, po Parisi prapë merr frymë shqip. Distria e artë para 20 mijë shikuesve në Paris Bercy. Grand Slami i Parisit për të gjashtën herë po flet shqip me medalje të arta. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka.