Kuka: Tokio sivjet po më çmend

30 gusht 2019 | 18:08

Kosova e ka fituar edhe medaljen e tretë të bronztë në kampionatin botëror të xhudos, i cili po mbahet në Tokio të Japonisë.

Pas Distria Krasniqit dhe Majlinda Kelmendit, triumfuese doli edhe Loriana Kuka. Loriana shënoi katër fitore, ndërsa në luftën për të bronztën mundi sllovenen Klara Apotekar me Ippon. Kosova me këtë medalje renditet e treta në botë, për numrin e medaljeve të fituara.

Pas këtij suksesi ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili shprehet shumë i lumtur me tri medaljet e fituara në Kampionatin Botëror. “Tokio sivjet po më çmend! Tri medalje në Kampionat Botëror! Po duket si ëndërr. Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet. Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin shqiptar por… Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo shqiptar. Medalja Botërore edhe në familjen Kuka! Sa shumë jam krenar sot edhe si trajner, por edhe si axhë i Lorianës! Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e treguar formë të…