Dukagjini pëson debakël nga Drita  

30 gusht 2019 | 17:54

Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita e treguar formë të lartë edhe në ndeshjen e dytë radhazi në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Pas fitores ndaj Flamurtarit (3-0), Drita e mposhti edhe skuadrën e Dukagjinit me rezultat bindës 0 me 4.

Serinë e golave në ndeshjen e parë të javës së tretë e hapi Xhevdet Shabani, i cili realizoi pas nëntë minutave lojë. Dy minuta para përfundimit të pjesës së parë, Bunjamin Shabani e dyfishoi epërsinë e mysafirëve. Xhevdet Shabani konfirmoi në pjesën e dytë së është lojtari kryesor i Dritës, pasi shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën nga Gjilani, kurse rezultatin final e vulosi Betim Haxhimusa në minutat shtesë.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar Ministren…