Kukësi dhe Teuta e vendosin kualifikimin në sfidën e kthimit

02 korrik 2020 | 23:02

Kukësi dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Sfida nuk nisi aspak mirë për verilindorët, pasi sulmuesi kryesor Vasil Shkurtaj pësoi një dëmtim që në minutën e dytë dhe u detyrua të largohet nga fusha në minutën e shtatë, për t’i lënë vendin futbollistit tjetër Cooper.

Me kalimin e minutave Kukësi mori kontrollin e lojës dhe filloi të shikojë gjithmonë e më shpesh nga zona kundërshtare, duke kërcënuar portën fillimisht me Limajn e më pas me dy krosime të rrezikshme, që u larguan nga mbrojtja e durrsakëve.

Në fillim të pjesës së dytë u shfaq një Kukës shumë entuziast dhe me dëshirë për të shënuar golin e avantazhit, por rastet më të rrezikshme i krijoi Teuta, që kërcënoi fillimisht me mbrojtësin Kouro dhe më pas ishte Lorenco Vila që doli përballë portierit, por gjuajtja e tij u ndal nga Xhika.

Në minutën e 60-të trajneri Orges Shehi përdor kartën Abazaj, i cili i jep një tjetër impuls lojës së verilindorëve në krahun e djathtë, ndërsa në një moment provoi edhe aftësitë e portierit Frashëri, me një gjuajtje nga distanca. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Tim Judah ka shkruar një artikull të gjatë kushtuar…