Kukësi fiton derbin ndaj Skënderbeut

07 dhjetor 2018 | 17:46

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut në supersfidën e javës së 16-të të zhvilluar në Kamzë.

Goli i Melos nga penalltia në minutën e 55-të, i ka dhënë fitoren skuadrës së Cungut, që e sheh veten në kuotën e 30 pikëve, po aq sa Skënderbeu që tashmë është zhytur në krizë. Në krizë skuadra e Orges Shehit që në 3 ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 humbje dhe 1 barazim, duke iu larguar gjithnjë e më shumë kreut. Ndërkohë për verilindorët kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionat.

Gafa e portierit Teqja rezultoi vendimtare në ketë ndeshje. Në sfidën e radhës Kukësi do të udhëtojë në kryeqytet për t’u ndeshur me Partizanin, ndërkohë Skënderbeu do të presë Luftëtarin në Korçë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegatët e kongresit të CDU-së kanë zgjedhur Annegret Kramp-Karrenbauer kryetare…