Kukësi-Skënderbeu, 2-2

28 shkurt 2018 | 17:06

Nën reshjet e dendura të dëborës, Kukësi dhe Skënderbeu ndanë nga një pikë në javën e 22 të Kategorisë Superiore.

Në “Zeqir Ymeri” u luajt me top të kuq supersfida e kësaj jave, e cila gjithsesi dhuroi emocione dhe plot katër gola. Për kampionët në fuqi golat u shënuan në pjesën e parë nga Kale dhe Donjet Shkodra, korçarët barazuan me dy gola të Soue.

Ndeshja u zhvillua e gjitha në kushte të vështira për shkak të deborës nuk pushoi përgjatë 90 minutave. Laçi fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë, ndërkohë që surprizën e bëri Teuta, që mposhti 1-2 Kamzën në fushën e kësaj të fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë për “BBC”-në se…