Kumbulla: Golin ia dedikoj skuadrës

23 tetor 2020 | 09:07

Marash Kumbulla debutoi në mënyrën më të mirë në Europa League duke i dhënë fitore Romës 2-1 ndaj Young Boys, me një gol me kokë.

Duke folur pas ndeshjes për “Sky Sport” mbrojtësi i Kombëtares sonë tregoiemocionet e tij.

“Një debutim i pabesueshëm, por më të bukur e bëri fitorja. Jam shumë i kënaqur që shënova dhe i dhashë ekipit tre pikët sot. Kundërshtari na bëri presing lart dhe na vuri në vështirësi në organizimin e lojës, por në pjesën e dytë ndryshuam dhe krijuam shumë më tepër. Besoj se e merituam plotësisht fitoren. Përshtatja e shpejt te Roma? Kjo falë trajnerit, stafit të tij e të gjithë skuadrës, që më kanë pritur mjaft mirë në dhomat e zhveshjes dhe më kanë bërë pjesë të lojës së ekipit. Golin e sotëm ia dedikoj skuadrës”, deklaroi Kumbulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roli i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara është…