Kumbulla: Nuk e mbulova si duhet Ibrahimoviçin

27 tetor 2020 | 15:38

Marash Kumbulla e ka pranuar se i duhet të mësojë dhe të përmirësohet shumë, pasi ia siguroi një barazim dramatik Romës kundër Milanit të hënën mbrëma.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë shënoi në fund të pjesës së dytë për t’ia nxjerrë Romës një pikë në barazim 3:3 me Milanin në “San Siro”. Ky ishte goli i dytë për qendërmbrojtësin shqiptar në fanellën e Romës, të cilës iu bashkua këtë verë nga Hellas Verona.

“Është mirë dhe e lehtë për ne të shënojmë nga ndërprerjet”, ka thënë Kumbulla për “Sky Sport”. “Unë mund të përmirësohem në këtë aspekt. E bëra një gabim te goli i parë që e morëm, të cilin kam mundur ta shmang. Por isha me fat që u shpagova duke shënuar gol vetë”, ka shtuar Kumbulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka takuar të martën kryetarin…