Kumbulla: Vit me shumë ngjyra, na presin sfida të reja me emocione të forta

15 qershor 2022 | 22:11

Marash Kumbulla ka bërë një postim në rrjetet sociale, në të cilën ka bërë bilancin e një sezoni të gjatë dhe të vështirë dhe fanellën e Romës dhe me Kombëtaren.

Trofeu i Conference League i fituar me Romën në “Air Albania” dhe arritja shumë afër në “Play-Off”in e Botërorit me kombëtaren ishin dy nga pikat kryesore në të cilën mbrojtësi krenohet.

“Me ndeshjet e fundit me Kombëtaren, u mbyll dhe ky sezon për mua. Një vit me shumë ngjyra, sfida të reja dhe emocione të forta. Një trofe i fituar me Romën dhe objektivi i ‘play-off’-it të Botërorit që për pak e arritëm me Shqipërinë. Synimi është gjithmonë i njëjti: të rritemi dhe t’i çojmë sa më lart Romën dhe Shqipërinë. Shihemi së shpejti”, ka thënë Kumbulla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtëdhjetë e tetë mijë studentë kanë aplikuar deri më tani…