Kur ke një motër miliardere…

08 shtator 2019 | 13:37

Në mars të këtij viti, revista “Forbes” e shpalli Kylie Jenner miliarderen më të re në moshë, të bërë vetë.

Por çfarë mendojnë motrat dhe vëllai i 22 vjeçares për statusin e saj?

E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, tha se sa herë që bisedojnë në grupe “whatsapp-i” se ku do të shkojnë për pushime, të gjithë pyesin “Kylie? Do t’i paguash ti?”.

Megjithatë bukuroshja e reality show tha se ata thjesht bëjnë shaka, e se midis tyre ka vetëm dashuri.

“Janë shumë krenarë për mua, kjo është sigurt,” është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak dizenjues kanë pasur aq shumë ndikim në formën e…