Kur mungon dora e shtetit në shkollat tona, nuk mungon vullnetarizmi

30 qershor 2018 | 00:21

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ganimete Terbeshi” në Ponoshec, është njëra ndër shkollat më të vjetra në komunën e Gjakovës. 

Në këtë shkollë kanë vijuar mësimet nxënësit e shumë fshatrave siq janë ata nga Ponosheci, Popoci, Morina, Stublla e Berjaha të Rekës së Keqe, por me ndertimin e shkollave të reja tashmë në këtë shkollë vijojnë mësimet vetëm nxënësit e Ponoshecit, Morinës e Popocit. 

Që nga pas lufta çdo qeveri ka premtuar se do të renovohet kjo shkollë, ose do të ndërtohet e re, por deri më tani asgjë nuk është bërë dhe premtimet kanë qenë veq elektorale. Pasi që shkolla ka nevojë për doren e shtetit në renovimin e saj, gjë e cila mungon, stafi i shkollës ka marrë iniciativë dhe ka bërë ngjyrosjen e shkollës. 

Këtë iniciativë e ka marrë pas përfundimit të vitit shkollor, dhe që në shtator të ketë kushte më të mira për filloristët e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, derisa i shpërndante certifikatat për…