Kurti: 576 vjet nga Besëlidhja e Lezhës dhe 95 vjet nga vdekja e atdhetarit Luigj Gurakuqi

02 mars 2020 | 20:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për ngjarjet e 2 Marsit.

Sipas tij, sot janë bërë 576 vjet qëkur u thirr Besëlidhja e Lezhës. Po me këtë datë, thotë ai, bëhen 95 vjet prej kur edhe ka vdekur atdhetari i shquar Luigj Gurakuqi, shkruan “Epoka e re”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot është 2 marsi i ????̈??????? ??̈ ?????̈?, që u thirr 576 vite më parë. Në atë kohë të largët u hodhën themele të rëndësishme për historinë e kombit tonë. Heroi ynë, Skënderbeu, për botën mund të ketë vlerat më të mëdha si strateg ushtarak, por unë mendoj se hapi më gjenial i Skënderbeut ishte mbërritja e unifikimit, e bashkimit të forcave përballë rreziqeve që kanoseshin nga çdo anë.
E sot është po ashtu 95 vjetori i vrasjes pabesisht në Bari të Italisë të patriotit të shquar, ????? ?????????. Gurakuqi ka qenë nxënës i rilindasit të madh, Jeronim de Radës, e pas studimeve të larta në Itali, u kthye në Shqipëri për t’iu bashkuar kryengritjeve të popullit për liri. Pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit në 1908, një vit më pas ai u emërua drejtor i Normales së Elbasanit, shkollës ku arsimoheshin mësuesit e parë të shqipes, nga gjithë trojet shqiptare. Në vitet 1911-12 ai u angazhua në Malësi të Mbishkodrës, në Toskëri e Kosovë për kryengritjet për pavarësi, dhe në 28 Nëntor 1912 bashkë me Ismail Qemalin ngriti flamurin e Shqipërisë së Pavarur në Vlorë. Më pas ka qenë disa herë Ministër i Arsimit, Ministër i Brendshëm e Ministër i Financave, e shpesh deputet i opozitës. Letërkëmbimet, fjalimet parlamentare e artikujt e tij tregojnë përkushtimin e vazhdueshëm që ka patur për të ruajtur sovranitetin e Shqipërisë, por edhe për të zgjidhur brengën e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të Konferencës së Londrës. Për këto gjëra Gurakuqi kurrë nuk bëri kompromis e nuk u ndal së angazhuari.
Në 20 nëntor 1919, pas Luftës së Parë Botërore, kur Shqipëria ishte në gjendje të vështirë e me politikë të përçarë, Gurakuqi shkruante:
“? ??????? ? 28 ???????? ??ℎ?? ??̈ ????̈ ??? ??̈? ?? ??̈ ????ℎ?̈ ?? ????̈? ??? ????̈ ??̈???? ? ??̈?????, ??? ??ℎ? ??? ????̈ ??????? ??̈ ??̈ ????̈? ? ?????ℎ?? ??????? ? ??̈ ?????̈ ?ℎ???????? ? ???????? ?’???̈. ??̈ ??̈??̈ ????̈ ??ℎ?? ??̈ ????̈ ??̈ ????ℎ?̈ ????̈? ??̈ ????̈? ? ??̈ ?????? ????? ?’???̈ ???̈ ? ???? ????? ????ℎ???? ? ????ℎ????̈ ??????̈? ??̈ ???ℎ?? ???? ???ℎ???. ?’? ????????̈ ?? ???? ? ?’? ???ℎ?? ????? ?’???, ??̈ ℎ???????̈ ℎ??ℎ????? ? ??????̈????̈, ??̈ ?? ??????̈, ?’? ????? ????????ℎ? ????̈? ?????-??????? ? ??̈ ????ℎ??? ??? ????̈? ? ????ℎ???? ????̈ ?? ??? ? ?????? ?? ??̈ ??̈??????? ?? ??̈ ??̈?????̈, ??̈? ??̈ ????̈? ? ???ℎ???, ??̈? ???????? ? ??????, ??̈? ?????? ? ???????? ?’???̈…”.
Kështu ishte gati të kërkonte falje edhe ai që s’kishte faj tjetër, përveçse që, siç vajtoi Noli, që e deshte Nënën, Shqipërinë, kur s’e deshnin, që e veshte kur e zhveshnin. E pikërisht Luigj Gurakuqin kur e vranë na e shanë, na i thanë tradhëtor.
Por për ne mbetet shembulli dhe përpjekja e tij, mbeten bëmat e veprat, flamuri e fryma e pajtimit kombëtar. Për ne Gurakuqi mbetet Vigan Liberator./Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit…