Kurti: Besoj në miqësinë e përhershme të ShBA-së dhe BE-së, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë s’mund të jetë e njëjtë

02 qershor 2023 | 11:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qeveria e tij beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, por se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë.

Në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet debat parlamentar lidhur me situatën në veri, Kurti ka thënë se ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

“Qeveria ime beson thellësisht në miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian e më gjerë. Ne jemi thellësisht transatlantik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian bashkë me njëra tjetrën dhe bashkë me neve. Por, qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë. Serbia është vend autokratik, Serbia nuk është vend demokratik. Në Serbi shtypen liritë dhe të drejtat e njeriut, shtypet opozita dhe Rusia e ka qendrën e saj rajonale”, ka deklaruar Kurti.

Kurti ka thënë se e kanë dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve ndërkombëtarë me avancimin demokratik e ekonomik të Kosovës.

“Ne e kemi dëshmuar se jemi partner të denjë të miqve tanë ndërkombëtarë, me avancimin tonë demokratik e ekonomik të Kosovës. Ajo që i bën bashkë partnerët tanë ndërkombëtarë janë vlerat e përbashkëta dhe besimi se këto janë universale që duhet të mbrohen me çdo kusht. Qëllimet, vizionet, vlerat e interesit i kemi të përbashkëta”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-konkurrentët e BBVA Bledi Mane dhe Nita Latifi pas daljes…