Bledi Mane: Albin Kurti është mosmirënjohës si Nita

02 qershor 2023 | 11:20

Ish-konkurrentët e BBVA Bledi Mane dhe Nita Latifi pas daljes nga shtëpia, nuk kanë ruajtur një raport miqësor pas përfundimit të edicionit të dytë të formatit televiziv. Dyshja shpesh herë kanë thumbuar njëri-tjetrin.

Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.

Ai e quan Nitën mosmirënjohëse sërish, e madje e krahason me kryeministrin e Kosovës.

‘Albin Kurti mosmirënjohës si Nita! Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe NATO te tërheqin prezencën e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosovës, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit?’- shkruan Mane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin e tij të parë në ishull, Erling Haaland…