Haaland: Dua tripletën, e kam ëndërr

02 qershor 2023 | 11:18

Në vitin e tij të parë në ishull, Erling Haaland theu të gjithë rekordet e mundshme, ndërsa në fund festoi titullin në Premier Ligë.

Ky është vetëm fillimi për biondin norvegjez pasi në program janë dhe dy finale të tjera, dy trofe të tjerë të mundshëm, finalja e FA Cup përballë Manchester United me 3 qershor dhe finalja e madhe e Ligës së Kampionëve kundër Inter më 10 qershor në Stamboll.

Në një intervistë për BBC, Haalnd nuk e fsheh faktin që ideja e fitimit të një triplete të mundshme e josh shumë: “Do të ishte e pabesueshme të sillnim në shtëpi tripletën, edhe pse më duhet ta pranoj se në fund të fundit klubi për këtë më bleu. Nuk duhet të fshihemi, duhet të synojmë këtë objektiv në mënyrë që të kemi mundësi ta realizojmë. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj ta realizoj. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë, janë dy finale kundër dy ekipeve të mira. Edhe ata do të jenë të motivuara dhe të do të japin gjithçka për të fituar. Nëse luajmë në mënyrën tonë, nëse do të luajmë në maksimumin tonë, kam besim se do t’i fitojmë të dy trofetë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është përballur me kritika…