Kurti, Borrellit: Zero incidente për targa, s’ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve

06 nëntor 2022 | 14:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në “Twitter” ka bërë me dije se dje në mbrëmje përmes telefonit ka biseduar me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

Kurti ka treguar se e ka informuar Borrellin që nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga Policia e Kosovës për drejtuesit e makinave me targa ilegale, nuk kishte asnjë incident ose ankesë.

“Vonë në mbrëmje në Kosovë për mua, natën vonë në Emiratet e Bashkuara Arabe për të, një telefonatë e mirë me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell. Nuk ka alternativë ndaj dialogut dhe institucioneve. E informova atë se nga 843 qortime të dhëna deri më tani nga policia për vozitësit e makinave me targa pa leje, ka pasur 0 incidente apo ankesa“, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i stafit në kabinetin e Presidentes së Kosovës, Blerim…