Kurti deklarohet për takimin me Vuçiq, tregon se çfarë diskutuan në prani të Merkelit dhe Macronit

06 tetor 2021 | 17:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar lidhur me takimin që pati sot me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kurti ka theksuar se në takim me Vuçiq të pranishëm ishin edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Në një bisedë me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron & presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.

Po ashtu, Kurti ka thënë se Kosova mbështet marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, ka shkruar Kurti.

Kurse pak më parë lidhur me takimin është deklaruar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka theksuar se kanë folur edhe për njohjen e diplomave dhe se i kishte parashtruar Kurtit një pyetje, për të cilën ai nuk është përgjigjur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dosja Pandora Papers ka tronditur botën ku çdo ditë dalin…