Kurti, deputetëve: Të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një qeveri që nuk varet nga Lista Serbe

30 nëntor 2022 | 12:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në interpelancën e ftuar nga deputetët e AAK-së të përkrahur edhe nga deputetët tjerë opozitarë, ka folur për situatën në veri dhe procesin e dialogut.

Ai ka thënë se në ta kaluarën qeveritë janë varur nga Lista Serbe, kurse tash kjo gjë nuk ndodh.

“Sikur të ishim në Qeveritë e kaluara ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe me siguri që do të bëhej mocion mosbesimi për ta rrëzuar Qeverinë, por ja që kjo nuk është e mundur tash. Reciprociteti me targa dhe letërnjoftime do të ishte motiv i mjaftueshëm për ata që të provojnë ta rrëzojnë Qeverinë. Ka ndodh ndryshimi i madh dhe të gjithë duhet të gëzohemi që Kosova ka një Qeveri që nuk varet nga votat e Listës Serbe”, ka thënë Kurti.

Duke folur për takimin e tij në Bruksel dhe atë të fundit ku u arrit marrëveshja për targat, ai ka theksuar se: “Takimi i së hënës nuk ishte i suksesshëm, pasi nga fokusi te propozimi i BE-së u kalua vetëm tek veprimet në lidhje me targat ilegale. Unë ua përsërita se nuk jam as polic, as komandant stacioni, as zyrtar dogane, jam kryeministër i Kosovës dhe kam ardhur për marrëveshjen finale. E ata e dinin se unë kam të drejtë. Pika e parë është korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Të mërkurën më 23 nëntor u arrit ajo që mund të arrihej të hënën. Pezullim i veprimeve sa i përket targave. Dakordimi i së mërkurës nuk ishte i mundur pa takimin e të hënës”.

Kurti ka pohuar se pala e Kosovës ka bërë pezullim të veprimeve për t’i dhënë hapësirë marrëveshjes sipas propozimit franko-gjerman.

“Tani iu takon sponzorizueve të këtij plani ta shtyjnë përpara. Unë kam ftuar vazhdimisht krerët e subjekteve politike përfshirë edhe thirrësin e kësaj interpelance”, ka deklaruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë arritur më në fund…