Kurti: Deri më 21 nëntor do të ketë qortime për targat ilegale, pastaj fillojnë gjobat

03 nëntor 2022 | 14:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur para mediave pas mbarimit të Samitit të Berlinit që po mbahet në Gjermani me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndër të tjerash, Kurti ka folur edhe për situatën e krijuar pas vendimit të ri për targat ilegale të lëshuara nga Serbia.

Në përgjigjen e tij, kryeministri ka thënë se vazhdimi i përdorimit të targave ilegale “është mirëmbajtje e modelit të regjimit të Millosheviqit”.

“Kanë kohë të ndjekin atë model deri më 21 nëntor, pastaj do të fillojnë të paguajnë gjoba. Deri më 21 nëntor, për tri javë do të ketë vetëm vërejtje, pra qortime. Pas kësaj date për dy muaj do të ketë gjoba. Unë nuk jam i interesuar që të shqiptohen gjoba, as të konfiskohen automjete por po shohim se ka një terror të ushtruar nga Serbia që po kërcënojnë dhe sulmojnë ata që ndjekin rrugët ligjore në veri”, ka thënë Kurti para mediave në Berlin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë mundësi Interi nuk do ta ketë në dispozicion…