Kurti dhe Osmani, indiferentë dhe mosmirënjohës ndaj UÇK-së

30 nëntor 08:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Quo Vadis”, u pyet nëse ka ambicie që të bëhet president.

Në përgjigjen e tij, ai tregoi arsyet pse zgjodhi të kandidonte për kreun e shtetit në shkurt të vitit 2021.

“Unë e kam kërkuar që të marr kryesinë përpara një periudhe 1 viti e gjysëm, që ishin rrethana shumë të vështira, kur u fol për aktaakuza atëherë, për presidentin Thaçi etj. Unë e kam paraprirë që Kosova do të kalojë periudha të vështira, prandaj kam dashur të qëndroj në detyra të vështira, me Kosovën, për Kosovën. Aty ku lipset nevojë unë jam, nuk ka lidhje a e bëjnë punën, a si e bëjnë punën, por koha kur e kam kërkuar në atë kohë ka qenë, për të mos e lënë Kosovën, pa një person kredibil në funksion të lirisë. Me thënë të drejtën shihet edhe misionet e reja nuk e kanë qëllimin e duhur, përkrahjen e UÇK-së. Qëllimi im atëherë ka qenë që të jem me UÇK-në me të gjithë ata me të cilët u përballën, me të drejtë, apo me të padrejtë me sfida, në mënyrë që Kosova mos të zhveshet nga vetvetja, ta mbajë UÇK-në ende si vlerë edhe me misione.”

Për Haradinajn, si Albin Kurti, ashtu edhe Vjosa Osmani janë mosmirënjohës ndaj UÇK-së.

“Udhëheqësit e sotshëm, si kryeministri, si qeveria, si presidentja janë mjaft indiferentë dhe mosmirënjohës ndaj UÇK-së”.

Si përgjigjet Haradinaj për mundësinë e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Në “Vizion Plus”, Ramush Haradinaj foli edhe për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, duke u nisur nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se se do të votonte për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Por, si e shikon Haradinaj një ide të tillë?

“Isha një herë në një takim, ka kohë kjo, në Gjermani, e kam thënë edhe më herët. Unë ballafaqohem me një koleg timin, ishte i vjetër në moshë, zyrtar i lartë, atje. I thashë pse jeni kundër bashkimit të shqiptarëve? Mos u ofendo më tha, unë jam gjerman dhe ne jemi bashkuar. Ne nuk jemi kundër bashkimit tuaj tha, vetëm kundër folklorit tuaj. Ne bashkimin e kemi të shkruar në folklore, pastaj kur është realitet, pastaj…e flasim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka…