Kurti e ambasadori francez pajtohen për nevojën e organizimit sa më të mirë të zgjedhjeve
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kryesisë, Fitore Pacollin dhe Arben Vitinë kanë pritur në takim ambasadorin e Francës Didier Chabert, bashkë me bashkëpunëtoret e tij zëvendësshefen e misionit, Carole Blestel dhe Celia Freudenberger nga zyra politike.
Përgjatë takimit Kurti e zyrtarët francez kanë rënë dakord për nevojën e organizimit sa më të mirë të zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë, pa keqpërdorime dhe shkelje të këtij procesi kaq të rëndësishëm për vendin.
“Në bisedë i treguam ambasadorit edhe për nevojën urgjente që ka Kosova për një qeveri të re e cila i përqendron forcat dhe vëmendjen e saj për ta lidhur arsimin tonë me tregun e punës, për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur investimet në shërbim të zhvillimit ekonomik. Në përfundim të takimit ambasadori përsëriti përkushtimin e tij në përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në ndjekjen e zhvillimeve Kosovë”, ka njoftuar Vetëvendosje.
/Epoka e re/