Kurti e dëmtoi përjetësisht dhe në mënyrë të pariparueshme Kosovën

31 mars 2023 | 08:15

Lideri i partisë joparlamentare Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vlerësuar se marrëveshja e Ohrit, e arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme Kosovën.

Limaj në emisionin “DPT te Fidan Jupolli” në T7 ka thënë se pas marrëveshjes së Ohrit Kosova nuk më e njëjtë.

“Kosova më nuk është e njëjtë. Sistemi juridiko-politik më nuk është njëjtë, tani do të kemi edhe një strukturë paralele, e cila është luftuar për vite të zhbëhet. Do të jetë një strukturë paralele e komunitetit serb, përtej Asociacionit”, ka deklaruar Limaj.

“Kryeministri i Kosovës përjetësisht të pariparueshme e ka dëmtuar shtetin tonë”, ka shtuar ai.

Paraqitjet e fundit mediale të Kurtit, Limaj ka vlerësuar se janë prej zorit. Sipas tij, për ta mbuluar mashtrimin e tij.

“Mundohet me shti elefantin në thes, por nuk mundet. Mundohet me frazeologji me mbulu të gjithë atë dëm që po ia shkakton Kosovës, për ta mbuluar mashtrimin e tij. Ai po i mëshon atyre që e kanë votuar”, ka thënë ai.

Duke numëruar rezultatet negative të qeverisë, Limaj ka thënë se Kurti ka bërë gjithçka që ka kritikuar në opozitë.

“Krejt ky njeri cfarë ka atakuar, jo që s’i ka bërë, por i ka dhjetëfishuar si askush më parë. Ky është Albini origjinal, jo ai që e keni parë në opozitë. Në këtë studio pata thënë që ky njeri çfarë t’i qitni përpara, ka me nënshkru. Lërini më lojërat e tij”, ka deklaruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti aktual i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se…