Kurti e takoi shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin edhe për luftimin e lajmeve të rreme

15 gusht 2022 | 21:14

Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe shefit të misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorit Michael Davenport.

Kurti dhe Davenport folën për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i…