Kurti e takon Lajçakun në Turqi

12 mars 2022 | 12:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar sot në Antalia të Turqisë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Këtë e ka bërë të ditur vet Lajçaku me anë të një postimi në llogarinë e vet në Twitter.

Ai ka thënë se me Kurtin ka pasur një “diskutim të dobishëm” për hapat e radhës për ta çuar përpara agjendën e përbashkët në rrethanat aktuale.

“Sot në mëngjes në Antalia pata një diskutim të dobishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për hapat konkret të ardhshëm për të çuar përpara agjendën tonë të përbashkët në rrethanat aktuale”, shkruajti Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Meridiani ka qenë një nga banorët më të përfolur të…