Kurti takon punëtorin që u largua nga puna në ETC

13 tetor 2019 | 17:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka takuar të dielën Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga puna në ETC vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se Amari është bërë punëtori më i famshëm i ETC-së. Jo rastësisht, jo pa arsye. “Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër”, ka shkruar lideri i LV-së.

“Amari është bërë punëtori më i famshëm i ETC-së. Jo rastësisht, jo pa arsye. Ai tani është i papunë, por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi të mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të drejtave të punëtorëve nga punëdhënësit shpejt do t’i vije fundi. Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, ka shkruar Kurti.

Në anën tjetër, pronari i ETC-së Ramiz Kelmendi ka mohuar se dikujt në kompaninë e tij i shkelen të drejtat, duke theksuar se nuk e njeh Amar Pushkën.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Belgjika ka vazhduar serinë pozitive në kualifikimet për Kampionatin Evropian…