Kurti: Hetemi ishte i shqetësuar mos po lëshoj pe, e unë i brengosur mos po lëshon pe ai

11 qershor 2023 | 14:59

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur të dielën në mbledhjen e 51-të me radhë të Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.

Kurti, mes tjerash ka treguar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin, me të cilin ka folur për brengat e tij.

“Unë e thirra në telefon, dhe bisedova me kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin, dhe ndodhi diçka interesante për të thënë të drejtën. Kur e thirra kisha brengë se mos ishte mërzitur brenda në zyrë u bënë shumë javë, por unë teksa isha i brengosur se mos ishte mërzitur ai, ai ishte brengosur se mos isha mërzitur unë. Kështu unë i shqetësuar mos po lëshon pe ai, e ai i shqetësuar mos po lëshojë pe unë. Kështu që biseda në vazhdim ishte veçse e përzemërt dhe e këndshme”, është shprehur Kurti.

Hetemi ka gati dy javë që është duke qëndruar i ngujuar brenda komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë lënë të…