Kurti i del në mbrojtje Donika Gërvallës, as që flet për shkarkimin e saj

05 maj 2021 | 12:44

Kryeministri Albin Kurti i ka dalë në mbrojtje zëvendëses së tij dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila në disa deklarata para disa viteve kishte thënë se sapo të formohej Gjykata Speciale, do ta ndihmonte atë me materiale kundër, siç thoshte ajo “kokave të organizatës kriminale: Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”.

Gërvalla kriminel e kishte vlerësuar edhe Rexhep Selimin që është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

E Kurti thotë se dje filloi një fushatë kundër Gërvallës me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel. Znj. Gërvalla e mbron dhe e afirmon luftën tonë çlirimtare dhe UÇK-në. Në takimet me ndërkombëtarë, ajo e shpjegon agresionin dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë si pakkush tjetër”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi David Luiz në fund të sezonit i përfundon kontratën…