Kurti: I ka ardhur fundi keqqeverisjes

14 gusht 2019 | 12:05

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë njëherësh kryetar i  Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Çekisë, Pavel Bilek.

Sipas komunikatës për medie, biseda kryesisht është orientuar rreth të ardhmes së BE-së dhe Ballkanit dhe rëndësisë që kanë këto për njëra-tjetrën.

Po në këtë takim është diskutuar edhe rreth zhvillimeve aktuale në skenën politike në Kosovë dhe programit qeverisës të Lëvizjes.

Me këtë rast Kurti ka thënë se është tejet e rëndësishme që opozita e vërtetë e legjislaturës së gjashtë të bëhet qeveria e mbarë e legjislaturës së shtatë.

“Pra, Qeveri e cila punon drejt zhvillimit të vendit, përmirësimit të mirëqenies dhe funksionimit të sundimit të ligjit. I ka ardhur fundi keqqeverisjes dhe Kosova mezi po i pret ndryshimet e domosdoshme”, ka deklaruar Kurti.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Facebook” ka paguar kontraktues të jashtëm për të transkriptuar…