Kurti i kundërpërgjigjet Kadrijajt: Nuk kemi paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri

25 nëntor 2021 | 12:58

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.

Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri.

“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë. Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka shtuar se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.

“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar rreth…