Sveçla flet për mungesën e materialit për letërnjoftime

25 nëntor 2021 | 12:55

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është deklaruar rreth mungesës së materialit për letërnjoftime, raporton Express

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ai ka deklaruar se deri në fund të vitit pritet të normalizohet pajisja e qytetarëve me letërnjoftime.

“Aktualisht në ARC ka rreth 70 mijë e 80 aplikime për aplikime  ndërsa në stok gjenden 57 mijë[…]Në baza ditore ARC personalizon 3 mijë letërnjoftime dhe ne parashikojmë që deri në fund të këtij viti të normalizojmë pajisjen e qytetarëve me letërnjoftime. Në fund të këtij viti ne do të kemi edhe furnizime të reja dhe nuk parashohim asnjë problem lidhur me pajisjen me letërnjoftime për qytetarët tanë“, ka deklaruar Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Pep Guardiolën i gëzohet kualifikimit të Manchester Cityt si…