Kurti: I tronditur nga sulmi në Teksas, mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan

25 maj 2022 | 14:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit që ndodhi në një shkollë në Uvalde në Teksas, ku humbën jetën 19 nxënës dhe 2 mësues.

Kurti përmes një reagimit në “Twitter” ka shkruar se është i tronditur nga ky rast.

“I tronditur nga brutaliteti i të shtënave në shkollë në Uvalde, Teksas, që mori jetën e fëmijëve dhe të rriturve të pafajshëm. Në këto kohë të vështira, zemrat dhe mendjet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin amerikan. Ngushëllimet më të sinqerta nga populli i Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sigurinë gjatë finales në Ligën e Konferencës me fillim…