Kurti: Janë identifikuar 45 persona si pjesë e dy organizatave terroriste

03 korrik 2023 | 12:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije se janë identifikuar 45 persona si pjesë e dy organizatave të cilat qeveria i ka shpallur si terroriste.

“Deri më sot janë identifikuar 45 persona që kanë marrë pjesë në sulme dhune ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë e gazetarëve, por edhe që kanë përdorur armë. Ju e patë çfarë armatimi u konfiskua më 23 qershor. Qytetarë serbë janë më të frikësuarit prej këtyre kriminalëve, që na dërgojnë informacion çdo herë kur vepron ligji. Kemi pa numër, fakte e dëshmi se bëhet fjalë për organizata terroriste, nëse nuk do t’i shpallini do të bënim shkelje dhe dëm”.

“Me BE jam në kontakt të përditshëm dje kam biseduar me Borrellin edhe me ndërmjetësin Lajçak. Jam i interesuar edhe për deskalim edhe për normalizim që nënkupton sundim të ligjit”, ka thënë Kurti.

Qeveria e Kosovës, javën e kaluar ka shpallur si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”.

Për këtë vendim, i gjithë faktori ndërkombëtarë ka bërë me dije se nuk është konsultuar dhe as koordinuar Qeveria e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë dhënies së dëshmisë në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, eksperti…