Kurti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët

06 nëntor 2022 | 17:40

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për çdo gjë.

Ai, para mediave sot në Prizren, ka deklaruar se institucionet kosovare komunikojnë me KFOR-in, Eulex-in, Zyrën e BE-së si dhe partnerët e Quint-it.

“Pra, shkëmbejmë informacione dhe përgatitemi sa më mirë për çfarëdo mbrapshtie që mund ta bëjnë keqbërësit. Deri më tani, jemi përgjithësisht të suksesshëm, gjithmonë ka vend për përmirësim”.

“Por, ne nuk e kemi kursyer as dijen dhe as mundësitë tona, e për vullnet të mos flasim dhe besoj që qytetarët e e Republikës së Kosovës nuk kanë nevojë për brenga shtesë”, ka pohuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras në derbin e xhiros…