Kurti: Marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë duam dhe duhet t’i thellojmë edhe më tej

22 qershor 2022 | 22:55

“Marrëdhëniet tona dypalëshe nuk nxiten vetëm nga interesi ekonomik, por edhe nga lidhjet e palëkundura kulturore dhe historitë familjare”, tha kryeministri Albin Kurti në “Natën verore të Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim”.

“Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim jo vetëm që përfaqëson interesat e qeverisë gjermane në Kosovë, por edhe dëshirën e mbi 400 mijë pjesëtarëve të mërgatës në Gjermani për ta parë Kosovën si pjesë integrale të komunitetit evropian”, shtoi kryeministri.

Kryeministri Kurti theksoi se kemi arritur shumë si shoqëri falë partnerëve tanë gjermanë dhe ka shumë për t’u pritur për zhvillim dhe bashkëpunim.

Duke theksuar indikatorët pozitivë ekonomikë​, kryeministri tha se po shohim gjithnjë e më shumë njerëz që paguajnë taksat e tyre dhe kontribuojnë për një shoqëri më të fortë, të drejtë dhe më të barabartë.

“Ne do të vazhdojmë të qeverisim pa u lodhur dhe në mënyrë transparente – duke i bërë përpjekjet dhe punën tuaj më të qëndrueshme dhe efektive”, potencoi ai.

“Më pak se dy javë më parë patëm një vizitë historike të Kancelarit gjerman Scholz këtu në Prishtinë. Dhe përveç temave të rëndësishme rajonale, ne theksuam edhe marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe se si duam dhe duhet t’i thellojmë ato edhe më tej me projekte të përbashkëta, tha kryeministri. Projekte që janë të qëndrueshme dhe ku populli i Kosovës është përfituesi i vërtetë përfundimtar”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije…