Kurti mbështet Haradinajn për taksën

23 janar 2019 | 18:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk duhet të hiqet.

Pavarësisht, presioneve të cilat së fundmi kanë ardhur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti ka thënë se një gjë e tillë nuk duhet ta zmbraps Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Më tutje, Kurti ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes nuk do ta votojnë Projektligjin për buxhetin e vitit 2019. Në këtë kontekst, ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja

I pyetur se kur janë gjasat që kjo qeveri të rrëzohet, ai tha se kryeministri është dashur tash e sa kohë të jap dorëheqje.

Kurti këto deklarata i ka bërë pas homazheve tek shtatorja e Haxhi Zekës në Pejë, me rastin e 120-vjetorit të Lidhjes së Pejës. /Ksp/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KF Ferizaj është mjaftë aktive në ditët e fundit. Pasi…