Kurti: Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë

15 nëntor 2018 | 20:11

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nga sot ka filluar muaji i anëtarësimeve të reja dhe do të vazhdojë deri më 15 dhjetor.

Kurti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mbi 40 anëtare të rinj iu bashkuan LV-së.

“Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s. 

Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të enjten iu bashkua…